Dje fitoi kundër Bylisit, sot trajneri i Elbasanit jep çuditërisht dorëheqjen

Një ditë pas fitores kundër Bylisit trajneri i Elbasanit, Roberto Bordin, ka dhënë dorëheqjen. Një vendim i papritur, pikërisht kur ekipi iu kthye fitores pas dy muajsh.

59-vjeçari u ul në stolin e Elbasanit më 12 korrik dhe në 16 ndeshjet e Superiores ka shënuar katër fitore, nëntë barazime dhe tre humbje, me 21 pikë të grumbulluara.

“AF Elbasani njofton publikun për shkëputjen e bashkëpunimit me trajnerin Bordin. Tekniku italian ka paraqitur dorëheqjen kështu duke u larguar nga drejtimi i ekipit. Familja verdheblu i uron suksese në vazhdim”, lexohet në njoftimin e klubit të Elbasanit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?