FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Do të investonte 10 mln euro për Superligën, reagon JP Morgan

Superliga Europiane u hodh si koncept të shtunën e shkuar, por u shua shumë shpejt pas një ofensive shumë të fuqishme të UEFA-s, por edhe të tifozëve për shkak të formatit të mbyllur të saj, teksa qeveria e futbollit shqetësohej edhe për pavarësinë financiare që kjo ligë do kishte.

Këtë të fundit ia ofronte fondi i investimeve, JP Morgan, që kishte gjetur marrëveshjen për një kredi plot 10 miliardë dollarë, që do paguhej nga kompeticioni dhe paratë do shkonin në xhepat e klubeve.

Pas gjithë asaj rrëmujë vetë JP Morgan nuk kishte reaguar, por e bën këtë tani, pasi e gjithë furtuna ka përfunduar. Zëdhënësi i saj përmes një deklarate të shkurtër lë të kuptohet se kompania nuk tërhiqet nga projekti, por shprehet se do mësojnë nga ky gabim.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ne nuk arritëm ta gjykonim qartë sesi kjo marrëveshje do të shihej nga komuniteti i gjerë i futbollit dhe si mund të ndikonte ky projekt në të ardhmen e futbollit. Ne do të mësojmë nga kjo”, mësohet të jetë shprehur përfaqësuesi i JP Morgan.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?