Dominim i kuqezinjve, Gjimshiti humb rastin e pabesueshëm
Vijon sfida në ”Air Albania”, ku në pjesën e parë u shënua vetëm 1 gol nga ana e Shqipërisë dhe tani në pjesën e dytë, Gjimshiti humbi rastin e pabesueshëm. Po ashtu në këtë pjesë ka edhe zëvëndësime.
68′ Zëvendësim te Shqipëria. Largohet Bajrami dhe në vendin e tij futet Arbër Hoxha.
67′ Bajrami godet nga distanca, por portieri Zviedris arrin ta ndalë pa probleme.
61′ Dy zëvendësime te Letonia. Largohen Vapne dhe Daskevics, në vendet e tyre futen Saveljevs dhe Gutkovskis.
56′ Laçi hedh një krosim drejt zonës me topin që ngel aty, por Gjimshiti nuk godet siç duhet.
55′ Černomordijs përplaset me Manajn dhe ndëshkohet me karton të verdhë.
52′ Bajrami merr një top në hyrje të zonës dhe godet me të djathtën, por topi shkon shumë afër portës.
47′ Hysaj hedh një top të gjatë përpara, me Laçin që arrin ta prekë pak, por pa mundur ta devijojë mjaftueshëm për ta dërguar në kuadrat.
46′ Zëvendësim te Letonia. Largohet Melniks, në vendin e tij futet Savalnieks.
46′ Nis pjesa e dytë!
45+2′ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin e Shqipërisë!
45′ Arbitri i katërt akordon dy minuta shtesë.
43′ Jurkovskis godet me kokë brenda zonës, duke e çuar topin sërish jashtë kuadratit.
34′ Balodis godet me kokë, duke rrezikuar portën kuqezi, por topi shkon mbi kuadrat.
31′ Manaj pason për Asllanin, i cili tenton me të djathtin, me topin që shkon mbi traversë.
30′ Aksion i bukur nga kuqezinjtë, me Manajn që godet me të majtën, por topi shkon jashtë.
27′ Jurkovskis shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.
25′ GOOOL Shqipëria 1-0/ Asllani nuk gabon nga pika e bardhë e penalltisë. (VIDEO)
23′ Penallti për Shqipërinë! Laçi hedh një krosim në zonë dhe topi ndalet me dorë nga kundërshtari.
21′ Laçi tenton me një gjuajtje nga distanca, me topin që shkon jashtë kuadratit.
15′ Varslavans shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.
9′ Hysaj hedh një krosim drejt zonës, me Laçin që tenton me kokë, por tentativa e tij shkon mbi kuadrat.
4′ Bajrami provon me një gjuajtje në hyrje të zonës, por tentativa e tij shkon jashtë.
1′ Starton sfida në “Arenën Kombëtare”!
KOHA JONË SONDAZH

