“Donin të më thyenin këmbën, kurrë s’kam vënë baste për Juven”, rrëfehet Fagioli

Në procesverbalin e deklaratave të Nicolò Fagiolit para prokurorëve për çështjen e basteve, del në pah dëshpërimi i një djali që vuan nga sëmundja e lojërave të fatit.

“Më kërcënuan se do më thyenin këmbët , por nuk kam vënë kurrë bast për Juventusin apo Cremonese , skuadrat ku kam luajtur. Situata ishte aq e padurueshme sa që në Sassuolo, sapo dola nga fusha nisa të qaja para kamerave, duke menduar për problemet e mia me borxhet”, lexohet mes deklaratave.

Fagioli u mor në pyetje nga prokurorët në qershor e më pas çështja u raportua në federatë. Gjithçka nisi me disa baste në tenis dhe më pas që prej shtatorit të vitit të kaluar, Fagioli kishte shumë borxhe që shkonin deri në 3 milionë euro. që duhet të kthente dhe për këtë arsye nisi të luante dhe ndeshjet e futbollit.

Swiss Digital Desktop Reklama

E ëma, e shqetësuar, e këshillon të shkojë në rehabilitim, ku ai shkon disa herë, për të marrë ndihmë. Por situata nuk përmirësohet dhe Fagioli fillon të vendosë baste për gjithçka.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?