FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Donnarumma e vendos të ardhmen në sfidën Juventus-Milan

E ardhmja e Donnarumma-s është vënë në pikëpyetje edhe gjatë kësaj vere. Menaxheri i tij, Raiola, dihet që synon lart dhe Juventusi është gati në dritare, pasi ka planin për ta marrë në Torino me parametra zero për ta bërë trashëgimtarin e Buffon. E vështirë që të ketë të reja para fundit të kampionatit, pasi Giggio do të dëshironte të luante rregullisht në Champions League.

Një situatë ku ndikim të madh do të ketë përballja mes Juves dhe Milanit, të dielën, në garën për Championsin, pasi pa kualifikimin në Champions lamtumira nga kuqezinjtë do të ishte thuajse e sigurt, ndërsa edhe Juventusi, pa paratë që vijnë nga kompeticioni më i rëndësishëm, do ta kishte të vështirë  të bënte një investim kaq të rëndësishëm për portierin.

Klubi bardhezi, në këto javë, ka folur me Raiolën dhe do të ishte i gatshëm t’i ofronte Donnarummas një kontratë që kalon 10 milionë eurot në sezon, por para se të bëjë goditjen, përveçse i duhet të arrijë një ndër 4 vendet e para, Juventusi duhet të largojë Szcsesny-n, paga e të cilit prej 6.5 milionë eurosh do të ishte e papërballueshme bashkë me atë të Donnarummas në të njëjtën kohë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Milani, që në ofertën e fundit që i ka dërguar Raiolës ka propozuar një kontratë dyvjeçare prej 7 milionë eurosh me përfshirjen edhe të një milion plus në formë bonusi, në rast të kualifikimit në Champions, shpreson që deri në fund të arrijë te një marrëveshje me Donnarumman.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?