Donnarumma fiton “The Best FIFA Award 2025”, shpallet portieri më i mirë i vitit

Gianluigi Donnarumma është shpallur fitues i “Best FIFA Award 2025” si portieri më i mirë i vitit. Gardiani i Kombëtares italiane, aktualisht pjesë e Manchester Cityt, la pas emra të mëdhenj si Alisson, Courtois, Emiliano Martinez, Neuer, David Raya, Yann Sommer dhe Szczesny.

Lajmi u bë i ditur nga presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, përmes rrjeteve sociale. Donnarumma bëhet kështu italiani i parë që fiton këtë çmim pas Gianluigi Buffon në vitin 2017.

“Është një nder i madh për mua. Jam shumë i lumtur dhe shpresoj të vazhdoj kështu, duke bërë edhe më shumë në të ardhmen”, u shpreh portieri pas marrjes së çmimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në një deklaratë për faqen zyrtare të Manchester Cityt, Donnarumma falënderoi të gjithë ata që e votuan, duke theksuar krenarinë për t’u vlerësuar si më i miri në botë mes portierëve të jashtëzakonshëm. Ai veçoi gjithashtu triumfin në Champions League me PSG-në si një moment të paharrueshëm dhe u shpreh i motivuar për të synuar suksese të reja me klubin e tij të ri.

Swiss Digital Mobile Reklama

Çmimi kurorëzon një vit të jashtëzakonshëm për Donnarummën, i mbushur me trofe në Francë dhe Europë: fitimin e Ligue 1, Kupës së Francës, Trophée des Champions, triumfin në Champions League me PSG-në, si dhe vendin e dytë në Botërorin e Klubeve, përpara transferimit te Manchester City.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?