Donnarumma: Italia shkon në Kupën e Botës, Milani lufton për titull këtë sezon!

Portieri italian Gianluigi Donnarumma është shprehur plot besim për të ardhmen e kombëtares së Italisë dhe për garën për titull në Serie A. Në një intervistë për mediat italiane, gardiani i Manchester City-t theksoi se skuadra “Axurre” nuk do të lejojë që historia e mungesës në dy Botërorët e fundit të përsëritet.

“Nuk do të ndodhë për herë të tretë, nuk mund të ndodhë. Ky ekip do të jetë në Kupën e Botës, nuk kam asnjë dyshim. Kemi mësuar nga gabimet e së kaluarës dhe do të jemi gati për sfidat që vijnë,”  tha Donnarumma.

Portieri shtoi se atmosfera në grup është e shkëlqyer dhe askush nuk e nënvlerëson situatën: “Ky grup lojtarësh e do njëri-tjetrin, jemi të bashkuar dhe të motivuar. Fjala playoff nuk na tremb më, përkundrazi, na frymëzon.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe pse aktivizohet në Premier League, Donnarumma e ndjek me vëmendje futbollin italian. Ai e vlerëson garën për titull në Serie A si më të fortën e viteve të fundit.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Në Itali ka katër ose pesë ekipe që mund të luftojnë për kreun. Më pëlqen Milani, më intrigon mënyra si po ecën. Kam folur me njerëz që e njohin mirë ambientin dhe të gjithë besojnë se kuqezinjtë mund ta fitojnë titullin.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?