‘Donnarumma te Reali fiton 2-3 Champions’, -Deklarata që po çmend Milanin

Ish-trajneri i Leicester City, Claudio Ranieri i ka dalë në mbrojtje portierit të talentuar të Milanit, Gianluigi Donnarummas i cili disa ditë më parë refuzoi kontratën e rinovimit.

Në një intervistë për të përditshmen italiane “Gazzetta dello Sport”, Ranieri nënvizoi se Donnarumma nuk po bën gabim pasi oferta e Realit është shumë joshëse pasi gjatë viteve në vijim ai mund të fitojë dy ose tre trofe të Champions Leagues, shkruan “Football-Italia”, raporton SYRI.net.

“Unë jam me Donnarumma dhe agjentin Mino Raiola. Ai refuzim i rinovimit nuk ka të bëjë me paratë dhe është qesharake të flasësh për një tradhti. Problemi i vetëm është se lojtari do të rinovojë kontratën vetëm nëse ai beson në projektimin e paraqitur nga pronësia e re e “Rossonerëve”. Paraja nuk ka rëndësi, sepse oferta nga udhëheqësit e rinj të Milanit është e madhe. Bëhet fjalë për ambicie, një rrugë profesionale. Nëse Donnarumma do të transferohet në Real Madrid ai ndoshta vitet e ardhshme do të fitojë dy ose tre Champions League. Është normale të ketë dyshime por atë po e akuzojnë kot si tradhtar. Nëse ai qëndron, do të jetë një akt i madh dashurie për botën e kuqezinjve”, u shpreh ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtojmë që kohët e fundit Donnarumma është kërkuar me insistim nga Reali i Madridit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?