Donnarumma “zhduk” Milanin: Tani jam në një klub që dëshiron të fitojë gjithçka
Disa “ngrohje stoli”, veçanërisht në fillim të sezonit, u kthyen në një alternim pothuajse perfekt me Keylor Navas, një tjetër “gardian” i nivelit absolut për PSG-në.
Ndoshta Gianluigi Donnarumma do të kishte pritur diçka më shumë nga kjo pjesë e parë e qëndrimit të tij në Francë, por fitoret individuale të çmimeve të portierit më të mirë në javët e fundit duhet ta kenë zbutur disi atë pak zhgënjim.
Portieri i lindur në vitin 1999 është i vetëdijshëm që, nëse e tashmja nuk i buzëqesh veçanërisht, e ardhmja është qartësisht në anën e tij. Mosha ende shumë e re dhe talenti i tij i patëmetë, të vëna në shërbim të një skuadre yjore, e ngjyrosin vetëm blu parizienin e ri.
I intervistuar nga “France TV”, Donnarumma shprehu një referencë jo aq diplomatike në lidhje me ish-skuadrën e vet, Milanin, duke nënvizuar rëndësinë e të qenit në një klub që synon të fitojë të gjithë trofetë e mundshëm në skenat e futbollit të Francës dhe Evropës.
“Këtu te PSG ka më shumë presion sesa te Milani, tani jam në një klub që dëshiron të fitojë gjithçka”, – tha “gardiani” i kombëtares italiane. Kush e di se si do ta marrin tifozët e Milanit këtë fjali, tashmë të “djegur” nga lamtumira verore e Donnarumma-s falas, si një transferim i lirë…