Dopingu, Godelli:Ku ta dinim ne të gjorët që armiku ishte me ne

Daniel Godelli përforcon akuzat se skandali i dopingut është dirigjuar nga dikush tjetër.

“Morëm pushkët, dolëm malit të luftonim për atdhe, ku ta dinim ne të gjorët që armiku ish me ne”, shkruan peshëngritësi.

Edhe pse nuk përmend emra, ai i referohet trajnerit të peshëngritësve grekë, Luan Shabani dhe presidentit të Federatës Greke të Peshëngritjes, Pirro Dhima.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo, duke qenë se këta të fundit pranuan që të stërvisnin edhe peshëngritësit shqiptarë, së bashku me ata grekë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një ditë më parë ishte presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes që aludonte për një komplot grek me anë të Luan Shabanit dhe Pirro Dhimës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?