FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dortmundi humbet ndaj Frankfurtit dhe shkon në -7 pikë larg zonës Champions (VIDEO)

Borussia e Dortmundit komplikon objektivin për të siguruar një vend në zonën Champions të renditjes në Bundesligë, pasi humbi me rezultatin 1-2 në shtëpi, në sfidën direkte me Eintracht Frankfurt.

Miqtë kaluan në avantazh në minutën e 11-të, pas një autogoli të Schulz, ndërsa verdhezinjtë ia dolën të shkojnë në dhomat e zhveshjes me rezultatin e barabartë 1-1, pasi ishte mbrojtësi Hummels që shënoi.

Në momentin më të mirë të Borussias së Dortmundit, ishte sulmuesi portugez Andre Silva që shënoi edhe golin e dytë për miqtë nga Frankfurti, duke u dhënë një fitore mjaft të rëndësishme, që i konsolidon në zonën Champions të renditjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rikthehet te fitorja edhe Bayer Leverkusen, që triumfoi me shifrat 2-1 ndaj Schalke 04 në “Bay Arena”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?