FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dramë te skuadra e Milanit, nga kampion dimri në jashtë zonës Champions

Këtë sezon Milani i Piolit e nisi mjaft mirë, duke u shpallur kampione e dimrit, por në vitin 2021, gjithçka u bllokua, teksa tashmë skuadra kuqezi e gjen veten në vështirësi në fundin e sezonit, teksa mund të humbasë dhe vendin në Champions League.

Pasi vendosën disa rekorde në historinë e Milanit, tani Ibra me shokë rrezikojnë një rekord negativ, atë të sezonit 1995-96, viti në të cilin u fut rregulli me 3 pikë. Ata e mbyllën gjysmën e parë të sezonit të parët, ndërkohë që në fund e mbyllën në vendin e tretë. Nëse kampionati do të mbyllej tani, kuqezinjtë do të mbeteshin jashtë zonës së Champions League.

94 ditë më parë, Milani festoi titullin si kampion dimri me dy pikë më shumë se Interi, një titull, platonik që nuk të jep trofe, por që shpesh në të kaluarën është përkthyer në triumfin final. Duke parë situatën, futbollistët, trajneri dhe drejtuesit e Milanit filluan të mendojnë për fitoren e kampionatit, teksa kualifikimi në Champions League u duk thuajse i arritur duke parë diferencën e madhe me skuadra si Napoli apo Lazio.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në 26 vitet e fundit, vetëm në 7 raste ka ndodhur që skuadra që e ka mbyllur e para gjysmën e kampionatit të mos ta fitojë titullin, dhe në rastin më të keq janë renditur në vendin e tretë. Duke filluar nga sezoni 2004-2005: në 15 nga 17 rastet skuadra e shpallur kampion dimri, ka arritur që të fitojë titullin. Në dy rastet e tjera ka qenë Napoli që ka dështuar, gjithmonë në favor të Juventusit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në 5 raste në të cilat, “Djalli” ishte në krye në pjesën e parë të sezonit, skuadra kuqezi nuk e fitoi kampionati në sezonet: 1963-64 (triumfoi Bologna), në 1964-65 (Inter), në 1970-71 (Inter), 1972 -73 (Juventus) dhe 2002-03 (Juventus). Ky sezon rrezikon që të jetë i dështuar në çdo aspekt, nëse mbeten jashtë Championsit. Atalanta, Napoli dhe Juventus për momentin janë para tyre. /Koha Jone/

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?