FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dries Mertens super gol në miqësore, Napoli gati për sfidën e “Champions League” (Video)

Napoli vazhdon turin e miqësoreve në kuadër të përgatitjes për sezonin e ri dhe mbrëmë në “San Paolo” skuadra spanjolle e Espanjol ishin të ftuarit e italianëve. Ekipi i drejtuar nga Mauricio Sarri ka dhuruar një paraqitje pozitive teksa ka mundur 2-0 Espanjol me gola të Dries Mertens dhe Raul Albiol.

Goli i parë i shënuar nga belgu në minutën e 36-të ka qenë me të vërtetë mbresëlënës. 30-vjeçari ekzekutoi në mënyrë perfektë një goditje dënimi duke lënë të shtangur portierin kundërshtar të cilit nuk i mbeti gjë tjetër vetëm se të shoqëronte topin me sy në trekëndësh.

Anësori i kombëtares belge vazhdon të tregoj të njëjtën formë nga sezoni i kaluar ku shënoi 29 gola dhe dhuroi 9 asiste. Napoli javën tjetër do të ketë një test shumë të vështirë teksa do të ndeshet me francezët e Nicë për fazën “play-off” të “Champions League” para se të cilësohet përfundimisht pjesëmarrëse në kompeticionin më të lavdishëm europian

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?