Ducati ëndërron Marquez

Ashtu siç ndodh në çdo disiplinë sportive, edhe në MotoGP ekziston merkatoja e pilotëve. Në fakt disa prej skuadrave e pilotëve kanë filluar të bëjnë lëvizjet e tyre siç është rasti i Vinales që ka deklaruar se vështirë se do të vijojë garimin me Yamahën. Orët e fundit është folur shumë për një interesim të Ducatit për 8 herë kampionin e botës, Marc Marquez, gjë që u konfirmua nga Drejtori Sportiv i skuderisë italiane Paolo Ciabatti për të përditshmen spanjollë AS.

Ciabatti, i kontaktuar nga kjo e përditshme pranoi se Ducati po ndjek ecurinë e pilotit 26 vjecar të Hondës, por shtoi se tratativat për të siguruar shërbimin e tij janë shumë të komplikuara.

”Të gjitha skuadrave u pëlqen Marquez-tha Ciabatti-vetëm një skuadër nuk e mendon të marrë atë për arsye që dihen dhe kjo është Yamaha. marquez është një pilot që po bën diferencën dhe të gjitha skuadrat duan ta kenë mes tyre. Është logjike që Honda do të dëshirojë të vazhdojë bashkëpunimin me Marquez pasi në këtë moment, pa të, nuk ka një alternativë të vlefshme për të vijuar me fitoret”.

I pyetur nëse Ducati ka bërë lëvizje konkrete në tentativën për të siguruar Marquez, Ciabatti mohoi në mënyrë kategorike duke theksuar se Ducati ka në përbërje pilotë shumë të mirë sic janë Dovizioso e Petrucci ndërkohë që vlerësoi edhe punën e Jack miller apo Peccos.

SHKARKO APP