FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dueli i sheikëve, gjysmëfinalja PSG-Manchester City premton sonte spektakël

Paris Saint Germain do të sfidojë sonte Manchester City-in në atë që mund të cilësohet edhe si beteja e sheikëve. Është një përballje mes dy skuadrave që kanë shpenzuar më shumë miliona gjatë dekadës së fundit, vetëm dhe vetëm për të mbërritur në këtë pikë të turneut.

PSG ka ende llogari të hapura në kampionat, madje rrezikon titullin teksa kur kanë mbetur edhe katër javë për t’u luajtur, Ligue 1, kryesohet nga Lille që ka një pikë më shumë në klasifikim.

Për Manchester City-in e Pep Guardiolës, kjo është gjysmëfinalja e dytë në historinë e klubit në Champions. Sitizens kërkojnë t’i shkojnë deri në fund turneut dhe i kanë të gjitha shanset si e vetmja skuadër e pamposhtur e këtij edicioni.  PSG dhe City janë përballur vetëm një herë në Champions, në çerekfinalet e vitit 2016, dhe atëherë arritën francezët që të kualifikoheshin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?