Duka: Rënia e Tiranës nuk është dramë
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, në një konference me mediat foli ne lidhje me sezonin që lamë pas, si dhe u ndal të komentojë disa çështje të rëndësishme të futbollit shqiptar.
Duka u shpreh se vendimet e vendimet e KAS-it, per trukimet e Skenderbeut do te konsiderohen si prova dhe do te merren ne shqyrtimin nga komisioni i Etikes.
“Skënderbeu është analizuar dhe pezulluar nga UEFA për pjesëmarrje në kupat e Europës. Këtë dënim e apeloi dhe shkoi në KAS. Kam thënë që qëndrimi i KAS-it ishte i njëjtë me UEFA-n dhe për një çështje të mbyllur në KAS nuk ka të drejtë njeri ta diskutojë.
Pasi lexuam arsyetimin e vendimit të plotë, KAS-i i lë shteg hapjes së çështjeve disiplinore. Dënimi i parë nuk është disiplinor. Ka diçka të rëndësishme në këtë çështje sepse ndodh për herë të parë në Europë dhe në botë. Gjithë bota merr raportet që vijnë nga monitorimi i tregut te basteve, kur përqindja më e madhe e tyre është e suksesshme, atëherë kjo ndeshje konsiderohet e dyshuar, ose shumë e dyshuar apo manipuluar.
Sipas Komisioneve të Disiplinës, nga sot e tutje, përderisa KAS-i pranoi i pranoi këto raporte, atëherë ato do të konsiderohen prova edhe në të ardhmen, por kjo është çështje juridike. Përderisa ka ndeshje të kampionatit shqiptar në raport, po heton Etika për ta zbardhur. Se çili do të jetë vendimi nuk e di. Bëhet fjalë për kampionate të shkuara.
Nuk është vetëm Skënderbeu, janë të gjitha skuadrat me të njëjtat raporte. Komisioni i Etikës mblidhet sot, ndoshta del me vendim ose jo. Në UEFA deri më sot nuk ka filluar një çështje disiplinore, por në çdo kohë ata kanë të drejtë ta fillojnë.”
Sa i perket renies se Tiranes ne Kategorine e Pare, Duka tha se ndjen keqardhje, por nuk duhet te konsiderohet si drame.
“Më vjen shumë keq si president i FSHF-së, do të më vinte edhe po të mos isha president sepse bëhet fjalë për një klub me shumë histori, por nuk e quaj dramë. Tirana mund të riorganizohet dhe të rikthehet siç u rikthye Partizani, që për më tepër ra deri në Kategorinë e Dytë, dhe sot është pretendent për titull.
Përveç keqardhjes nuk ndjej as më të voglën përgjegjësi. Atë e ka klubi dhe futbollistët për rezultatet që kanë marrë në fushë, nuk mund të bëjmë gjë për Tiranën sepse s’ja fitojmë dot ne ndeshjet. Mund të ndodhte që të binte Vllaznia dhe do të ishte njësoj. Tirana të bëjë terapi vetë, të organizohet sepse dihen problemet që kanë. Kam besim se presidenti Halili do dijë ta rikthejë në nivele të larta. Një vit do kalojë shpejt dhe uroj që Tirana të rikthehet si Partizani, Juventusi apo Zyrihu.” tha Duka.
KOHA JONË SONDAZH

