Duka shpreh dhimbjen për ndarjen nga jeta të Bledar Hajdarit: Një humbje që na prek të gjithëve!

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka reaguar me dhimbje të thellë pas lajmit tragjik të ndarjes së parakohshme nga jeta të futbollistit amator Bledar Hajdari, i cili humbi jetën gjatë një ndeshjeje të kampionatit “FSHF Sunday League Albania”.

Në një mesazh prekës, kreu i FSHF-së u shpreh:

“Ndarja e parakohshme nga jeta e futbollistit amator, Bledar Hajdari, gjatë një ndeshjeje të kampionatit ‘FSHF Sunday League Albania’ është një lajm tronditës, që më ka hidhëruar pa masë. Një humbje tragjike që na prek të gjithëve në familjen e futbollit shqiptar.

Në këto momente të dhimbshme, dua të shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Hajdari, të afërmit, miqtë dhe bashkëlojtarët e tij. Bledari ishte shembull i dashurisë për futbollin, një djalë i përkushtuar që u largua shumë herët, por që do të kujtohet gjithmonë me respekt. U prehsh në paqe, Bledar!”

SHKARKO APP