Duka uron Egnatian për titullin: Sezon fantastik me beteja të shumta
Egnatia ka shkruar historinë në futbollin shqiptar, duke fituar për herë të parë titullin kampion në Abissnet Superiore, pas një fitore të thellë dhe bindëse 0-4 ndaj Vllaznisë në finalen e zhvilluar në “Arenën Kombëtare”.
Pas këtij suksesi historik, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka uruar rrogozhinasit për arritjen e jashtëzakonshme. Në një postim zyrtar, kreu i FSHF-së e cilësoi sezonin e Egnatias si të jashtëzakonshëm, duke përgëzuar jo vetëm kampionët e rinj, por edhe të gjitha skuadrat pjesëmarrëse në kampionat.
Postimi i Armand Dukës:
Urime ekipit të Egnatias për fitimin e titullit kampion në Abissnet Superiore!
Një sezon fantastik, me beteja të shumta deri në momentet e fundit në kampionatin e rregullt dhe i mbyllur me një finale me emocione në “Arenën Kombëtare”.
Përgëzime për fituesit dhe për të gjitha ekipet garuese, duke nisur nga Vllaznia finaliste e deri tek ekipi i fundit që garoi në Abissnet Superiore për të arritur objektivat e veta.
Urime lojtarëve të Egnatias, stafit teknik, drejtuesve dhe tifozëve që ndoqën dhe mbështetën skuadrën e tyre në këtë rrugëtim të përmbyllur me trofe.
Dëshiroj shumë një përfaqësim sa më dinjitoz të ekipeve tona në kupat e Europës në vazhdim, që do të ishte edhe shpërblimi më i madh për punën e bërë gjatë gjithë sezonit futbollistik.

KOHA JONË SONDAZH

