Duka ‘zgjon’ kuqezinjtë, takim 30 minuta para sfidës me Izraelin

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, i është bashkuar sot delegacionit të kombëtares shqiptare dhe ka zhvilluar një mbledhje me ekipin pikërisht para stërvitjes së pasdites.

Sipas “SuperSport”, kreu i FSHF-së, i cili nuk ishte i pranishëm në stadium në ndeshjen kundër Luksemburgut, ka diskutuar sot me lojtarët për rreth 30 minuta në sallën e mbledhjeve në hotel, ku edhe në prani të stafit teknik është diskutuar për situatën që po kalojnë kuqezinjtë.

Duka, në muajt e kaluar, ka kritikuar vazhdimisht në media ekipin për “përgjumjen” që e kishte përfshirë që pas Europianit, ndërsa bënte thirrje që skuadra të “zgjohej”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duket se pas humbjes me Luksemburgun, ai ka vendosur që këtë mesazh t’ua përçojë direkt lojtarëve të cilët kanë regjistruar një seri prej 5 humbjesh radhazi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?