FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Duro: Besojmë te titulli, Brdariç duhej të kishte ikur vetë

Laçi mori kreun e renditjes pas fitores 0-2 në transfertën ndaj Skënderbeut, ndërsa trajneri Shpëtim Duro nuk i kurseu komplimentet për paraqitjen e të tijve në fushë dhe pranoi se do të provojnë ta ruajnë vendin e parë deri në fund të sezonit.

“E kisha thënë edhe më parë që do jetë një ndeshje e vështirë. E kisha më shumë frikë këtë ndeshje, por kur shënohet goli bëhet edhe më e thjeshtë. Skuadra ishte mirë, pasi nuk ishte një ndeshje e lehtë, pasi e dimë që Skënderbeu është një skuadër e fortë.

Nëse do isha unë trajner i Vllaznisë me atë diferencë pikësh, do e dorëzoja skuadrën vetë. Unë nuk e mendova që në kaq ndeshje të merrte kaq pak pikë. Për këtë arsye thashë se janë kampionë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me Partizanin është një ndeshje tjetër të mërkurën. Kampionati ka edhe 12 ndeshje të tjera, por kur je në vend të parë dhe ke dominuar skuadrat kryesuese, pse të mos shpresojmë. Duhet të jemi të kujdesshëm pasi nuk ka mbaruar asgjë”, deklaroi Duro.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?