FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Duro: Qaj pikët e humbura, Nwabueze është larguar nga skuadra!

Laçi mori tre pikë me shumë vlera kundër Kukësit. Pas ndeshjes së fituar 2-0, trajneri Shpëtim Duro,  u shpreh i lumtur për fitoren, ndërkohë që zbuloi se sulmuesi Nëabueze ka prerë biletën për t’u larguar në Amerikë.

“Ishte një ndeshje shumë e vështirë, duke pasur parasysh momentin e kampionatit. Kukësi është kundërshtar shumë cilësor, fitorja ishte e rëndësishme në këtë moment. Ekipi? Janë ndeshjet e fundit, ngarkesa fizike ka efektet e saj në të gjithë skuadrat. Temperaturat e larta e ulin ritmin e ndeshjes. Patëm edhe fat që kaluam shpejt në avantazh. Sot e kisha orientuar vetë skuadrën, pas shënimit të dy golave, që të qëndronim në gjysmëfushën tonë. I njoh mirë lojtarët e Kukësit, tentuam kundërsulmin pas avantazhit të dyfishtë. Mund të kishim shënuar përsëri, rezultati mund të ishte më i thellë.

Skuadra ka luajtur mirë, me gjithë kundërshtarët e vendeve të larta jemi superiore. Kemi bilanc pozitiv me skuadra si Partizani, Vllaznia dhe Teuta. Kjo tregon forcën e skuadrës. Mungesat kanë ndikuar, por janë pjesë e kampionatit. Mungesa më e madhe ka qenë Nëabueze, ai nuk është më pjesë e jona. Ai ka prerë biletën për në SHBA.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ka qenë fat i keq, pasi isha i bindur që do shënonte 20 gola. E njoh mirë, ka qenë minus i madh mungesa e tij gjatë këtij kampionati. Gafat me skuadrat e nivelit të dytë? I qaj ato pikë, kemi lënë rreth 12 pikë me Kastriotin, Skënderbeun dhe Apoloninë. Ky është shkaku pse e vuaj mungesën e Nëabuezes, ai i zgjidhte këto ndeshje”, deklaroi strategu i ekipit kurbinas.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?