Dy alternativa për sulmin e Liverpool, Klopp tundohet nga kjo ide

Dy janë dëshirat e mëdha të Jurgen Klopp për merkaton e verës. Trajneri gjerman ka formuar një makineri të frikshme te Liverpool, fitimi i titullit është çështje kohe, por gjithmonë ka vend për përmirësime.

Mediat angleze raportojnë se trajneri i “The Reds” po tundohet nga ideja për të rikthyer Philippe Coutinho në “Anfield”. Fantazisti brazilian zhvilloi pesë sezone shumë pozitive me kampionët e Europës, por janarin e vitit 2018 u largua te Barcelona, që kërkon të paktën 90 milion euro për ta lënë të lirë.

Nëse nuk arrihet akordi me 27-vjeçarin, Klopp do të niste sulmin për Kai Havertz. 20-vjeçari i Bayer Leverkusen është një nga talentet më të mëdhenj të futbollit gjerman, teksa numëron edhe 7 ndeshje të zhvilluara dhe një gol të shënuar me kombëtaren e Gjermanisë.

SHKARKO APP