Dy klube të njohura holandeze duan Ramadanin, Partizani kërkon 200 mijë euro
Pra, bëhet fjalë për dy klube të elitës së futbollit holandez, ku lojtari do të ketë mundësi që të hedhë një hap të madh në karrierën e tij. Në krahasim me dy ofertat e para, Partizani nuk do që të nxitohet, pasi oferta financiare nuk është aty ku kërkohet. Mësohet se holandezët u ofrojnë të kuqve 130 mijë euro, ndërkohë që klubi kryeqytetas është i gatshëm të heqë dorë nga shërbimet e lojtarit vetëm për 200 mijë euro.
Ramadani iu bashkua “demave” në janar të 2016-ës nga Drita e Gjilanit, ku të kuqtë fituan betejën për kartonin e lojtarit me klubin kosovar në FIFA. Megjithatë, u tha se në shenjë kortezie klubi i kuq i dha 5 mijë euro Dritës për lojtarin.
AFATI PËR EKUBANIN
Sipas asaj që kanë deklaruar drejtuesit më të lartë të klubit të kuq, sot është dita kur mund të mësohet e ardhmja e Kaleb Ekubanit te Partizani. Presidenti Demi, ditë më parë, pohoi se nga data 5-6 qershor presin të marrin një përgjigje nga Kievo Verona për sulmuesin.
Ekuban erdhi i huazuar te Partizani dhe e ardhmja e tij është në dorë të klubit italian, i cili po shqyrton të gjitha ofertat e mundësitë dhe, më pas, do të vendosë për italo-ganezin. Partizani dëshiron që ta mbajë sulmuesin edhe për vitin që vjen, por për atë vendos Kievo. Formatimi i repartit sulmues i është lënë në dorë ish-drejtorit të Juventusit, Luçiano Moxhi, i cili ka premtuar se do të gjejë lojtarë cilësorë dhe që do të bëjnë diferencën./panoramasport/
KOHA JONË SONDAZH

