Dy penallti, dy gola nga Balaj: Vllaznia e nis vrullshëm sfidën ndaj Dinamos

Vllaznia ka përfituar maksimalisht nga dy gabime të mbrojtjes së Dinamos në pjesën e parë të takimit, duke fituar dy penallti dhe duke i kthyer të dyja në gol falë saktësisë së Bekim Balajt.

Në minutën e 28-të, pas një goditje këndi, topi prek dorën e Mandelës në zonë dhe arbitri Enea Hamiti tregon menjëherë pikën e bardhë. Balaj shkon i qetë dhe e dërgon topin në rrjetë.

Vetëm shtatë minuta më vonë, në të 35-ën, një tjetër episod i diskutueshëm në zonë: Meksi ndalon topin me dorë. Fillimisht Hamiti ngurron, por pas konsultimit me VAR vendos sërish për penallti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Balaj nuk gabon as këtë herë dhe dyfishon rezultatin për shkodranët, duke vendosur emrin e tij si protagonist absolut në këtë pjesë loje. Një nisje perfekte për Vllazninë që e vendos ndeshjen nën kontroll duke i dhënë një goditje të fortë Dinamos.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?