Dy skuadra të Seria A shfaqin interes për transferimin e Asllanit
Kristjan Asllani është pranë largimit nga Torino. Edhe pse ndërprerja e një huazimi kërkon dakordësinë e të dy klubeve, në këtë rast kushtet për të vazhduar nuk ekzistojnë më. Interi është i vetëdijshëm për situatën dhe rreziku që mesfushori shqiptar të kalojë pjesën më të madhe të gjysmës së dytë të sezonit në stol është konkret.
Pikërisht për këtë arsye, lëvizjet rreth lojtarit të lindur në vitin 2002 kanë nisur. Sipas informacioneve të fundit, janë zhvilluar kontakte pozitive si me Parmën ashtu edhe me Sassuolon, dy klube që janë në kërkim të një profili me karakteristikat e Asllanit për mesfushën e tyre.
Një element që e favorizon realizimin e marrëveshjes është edhe marrëdhënia e mirë mes Interit dhe dy klubeve të përmendura, e konsoliduar përmes operacioneve të fundit në merkato. Kjo i bën pistat të besueshme dhe konkrete.
E sigurt është se e ardhmja e Asllanit nuk do të jetë më te Torino. Mesfushori kuqezi pritet të ndryshojë ambient shumë shpejt, në kërkim të më shumë minutave dhe një roli më të rëndësishëm në fushë.
KOHA JONË SONDAZH

