Dybala refuzoi rinovimin me Juven, pritet të largohet në verë
Paulo Dybala është në dilemë të madhe për të ardhmen. Nuk dihet nëse argjentinasi do të vazhdojë të qëndrojë te Juventusi apo do të largohet gjatë merkatos së verës, ndërkohë që kontrata e tij përfundon në vitin 2022.
Sipas raportimit të “La Gazzetta dello Sport”, 27-vjeçari pritet të refuzojë çdo ofertë që do të vijë në drejtim të tij, pasi kërkon të qëndrojë në Torino. Klubi italian i ofroi rinovimin sulmuesit verën e kaluar, duke ia rritur pagën në 10 milionë euro në vit, por Dybala refuzoi.
Më pas agjenti i lojtarit udhëtoi drejt Italisë në muajin tetor, por drejtuesit e Juventusit e injoruan atë. Tashmë ai po pret në Argjentinë ndonjë ofertë të re nga bardhezinjtë, por ishte Pavel Nedved që konfirmoi se ata do të shikonin çdo ofertë që do të vijë për Paulon.