E ardhmja e Donnarumma-s në rrezik, Milani mendon për pasuesin e tij
Rinovimi i Donnarumma te Milani ende nuk ka ardhur, teksa kuqezinjtë po mendojnë edhe për një plan B. Sipas mediave italiane dhe atyre spanjolle, emri më i përfolur është ish-portieri i Juventusit, Neto.
Gardiani i njohur është portieri i dytë i Barcelonës, pas Ter Stegen, teksa mund të pranonte me kënaqësi një aventurë të re te kuqezinjtë. Bëhet fjalë për një huazim me detyrim blerje për shifrën e 15 milionë eurove.
Milani shpreson që Donnarumma deri në fund të sezonit të pranojë rinovimin e kontratës, por nuk dëshiron që të surprizohet nga një vendim tjetër i tij. /Koha Jone/