FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

E bleu 40 mln euro, Interi gati ta shesë mesfushorin vetëm për 7 mln

Interi pagoi 40 milion euro te Sportingu i Lisbonës për kartonin e Joao Marios pesë vite më parë. Një investim i gabuar, para të shkuara dëm dhe shumë huazime gjatë kësaj periudhe për lojtarin, i cili nuk ia ka dalë të lërë shenjën e tij në Milanon zikaltër.

28-vjeçari u rikthye te Sportingu në muajin tetor dhe mbrëmjen e kaluar u shpall kampion i Portugalisë me ekipin kryeqytetas. Eksperienca e Joao Marios ndihmoi klubin luzitan të fitonte titullin e 19-të në histori pas plot 19 viteve.

Kampionët e Italisë janë të kënaqur me 6.7 milion euro. Asgjë krahasuar me 40 milion euro që pagoi Interi në verën e vitit 2016, ndryshe 6-fish më pak. Tashmë duket se kalimi te Sportingu në formë zyrtare është vetëm formalitet.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?