E bujshme / Atletja shqiptare shpallet kampione e Turqisë

Mbrëmjen e sotme atletja shqiptare që garon për ekipin gjigant turk të Fenerbache-s është shpallur kampione e Turqisë. Luiza Gega ka shkëlqyer në garën e 3000 metrave me pengesa, duke korrur suksesin e parë me klubin turk.

Rekordmenia shqiptare në disiplinën e 3000 metrave me pengesa kaloi çdo rivale, duke arritur kohën më të mirë 9’44”79, çka i dha të drejtën të fitojë medaljen e artë. Gega la pas me nga një xhiro dy rivale, që mbërritën në finish 3 minuta pas atletes kuqezi.

Nesër 28-vjeçarja do të garojë sërish në kampionatin turk, këtë herë në disiplinën e 1500 metrave, ku do të synojë një tjetër triumf.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?