E BUJSHME/Behgjet Pacolli kërkon të blejë Manchester United
Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka treguar interesim për të blerë Manchester United nga Glazers. Pacolli ishte president i dytë i Kosovës nga 22 shkurt 2011 deri më 4 prill 2014.
Sajti anglez “Football Transfers” raporton lajmin e bujshëm. Pacolli është miliarder dhe biznesmen i suksesshëm, duke qenë aksionari kryesor i kompanisë zvicerane të ndërtimit dhe inxhinierisë civile “Mabetex Group”.
Pacolli së fundmi ka ndjekur një ndeshje të Arsenalit në Emirates Stadium kur Topçinjtë mposhtën Leicesterin në muajin gusht. I pyetur nga gazetarët të mërkurën nëse ai ishte i interesuar të blinte Manchester United, Pacolli u përgjigj: “Në rregull, do ta shqyrtoj”.
Familja Glazer ka nxjerrë zyrtarisht në shitje Manchester United pas gati 18 vitesh në pronësi. Glazers synojnë të marrin më shumë se 5.8 miliardë euro nga shitja.
Pacolli ka një pasuri që arrin në 1 bilion euro, sipas Forbes, por ka shumë bashkëpunëtorë të fuqishëm dhe të pasur si në Kremlin ashtu edhe në Uashington, vazhdon shkrimi i “Football Transfers”.
Një nga postimet e tij të fundit në Instagram është një video e tij me ish-presidentin amerikan Donald Trump. Mbetet të shohim nëse do të ketë diçka të vërtet në zërat që e lidhin për një blerje të mundshme të Manchester United.