E BUJSHME/ “Cadena Cope”: UEFA ka përjashtuar Juven, Realin dhe Barçën për dy vjet nga Championsi
“Cadena Cope” raporton se Juventus, Real Madrid dhe Barcelona do të përjashtohen nga kupat e Evropës për dy sezonet e ardhshme. Sipas transmetuesit spanjoll, UEFA tashmë ka marrë vendimin e saj, i dëshiruar fuqimisht nga Presidenti Ceferin.
Në ditët në vijim do të shpallë sanksionin për tre klubet që nuk kanë ngritur flamurin e bardhë për Superligën Europiane. Vendimi me shumë mundësi do të bëhet zyrtar pas finales së Champions League. Kujtojmë që tri klubet e mëdha sot dolën me një deklaratë për shtyp, duke vijuar këmbënguljen për formatin e krijuar prej tyre, në bashkëpunim me 9 ekipe të tjera. /Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

