FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

E bujshme, Ibra largohet nga United. Zbulohet destinacioni i ri

Nga Anglia vjen lajmi që asnjë tifoz i Manchester United nuk do të dëshironte ta dëgjonte: klubi nuk do t’i ofrojë rinovim kontrate sulmuesit Zlatan Ibrahimovic. Sipas asaj që raporton “Daily Express”, klubi synon të ulë sa më shumë shpenzimet pasi Ibra përfiton 19 milionë euro në sezon dhe rinovimi i kontratës do të bëhej me terma të njëjtë financiarë. Në këtë mënyrë, duke nisur që nga data 1 Korrik, gjiganti suedez do të jetë një lojtar i lirë dhe mund të vendosë për të ardhmen e tij, i pandikuar nga klubi britanik.

Aktualisht Zlatan Ibrahimovic po ndjek fazën e rehabilitimit për shkak të një dëmtimi të rëndë të pësuar në ndeshjet e Europa League dhe ai nuk mund të kthehet në fushë përpara 5 muajve.

Gjatë verës, sulmuesi me origjinë boshnjake do të studiojë ofertat në adresë të tij duke lënë të hapur çdo mundësi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithsesi, hipoteza më e mundshme është transferimi i tij në Major League Soccer pasi ofertat nga SHBA nuk kanë munguar. Los Angeles Galaxy dhe Neë York City janë në avantazh për të siguruar shërbimet e shtatlartit që mbylli një sezon pozitiv me Manchester United, pavarësisht dëmtimit në javët e fundit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?