E BUJSHME/ Juventus dhe United po mendojnë për shkëmbimin Ronaldo-Pogba

Situata e Paul Pogba mund të shfrytëzohet nga Manchester United për të bërë një lëvizje të bujshme në “Old Trafford”. “Djajtë e Kuq” e kanë të qartë se është shumë e vështirë që ta mbajnë ende francezin edhe për sezonin e ardhshëm, pas fjalëve të agjentit të tij se ai nuk është i lumtur në Manchester.

Vetë Pogba nuk e ka mbajtur sekret se dëshiron të largohet nga United, teksa nuk përjashtohet mundësia e një rikthimi te Juventus. Klubi anglez beson se mund të përfitojë nga situata për të rikthyer Cristiano Ronaldon në Angli, të paktën kështu beson gazetari Miguel Delaney.

Duke folur për “Football Ramble”, ai u shpreh: “Kam folur me disa njerëz gjatë kësaj jave për shkak të situatës së Paul Pogba, që mund të lidhet me Ronaldon, dhe fakti është që Juventusi duket i interesuar për një shkëmbim. Nuk është i pamundur. Juventus është i interesuar për të ndërtuar një ekip kolektiv”.

Ronaldo po kalon një moment shumë pozitiv te Juventusi edhe pse është 35 vjeç, por paga e tij është një problem më vete për bardhezinjtë duke parë krizën nga pandemia. Më parë në mediat angleze është folur edhe për një shkëmbim mes Pogba dhe Dybala-s që duket shumë më konkret, teksa të dy futbollistët nuk po kalojnë momente të lumtura në klubet respektive. /R.Lika-Koha Jone/

Paul Pogba's desire to leave Man United could pave the way for Cristiano Ronaldo's return

 

SHKARKO APP