E BUJSHME/ Juventus pranë transferimit të Hysajt me kosto zero!

Juventus është një nga skuadrat që punon më shumë në merkato sa i përket transferimit të futbollistëve me kosto zero, pas përfundimit të kontratave të tyre. I fundit në radhë, mund të jetë Elseid Hysaj, i cili në fund të qershorit mbyll aventurën me Napolin.
Mbrojtësi i Kombëtares sonë sipas “El Mundo Deportivo”, shihet si një nga transferimet e mundshme të bardhezinjve, edhe pse në fakt konkurrenca është e madhe. PSG dhe Atletico Madrid janë dy klubet e tjera prestigjioze që po punojnë për të mbyllur këtë operacion.
Do të jetë zgjedhja e Hysajt se ku do të jetë destinacioni i ardhshëm, por me shumë mundësi ai do të bëjë një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e tij e tij. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

