E BUJSHME/ Juventusi dënohet me -15 pikë në renditjen aktuale
Komisioni i Apelit pranë Federatës Italiane të Futbollit ka marrë një vendim që padyshim do të tronditë futbollin italian sa i përket përfshirjes së Juventusit në çështjen e plusvalencave për të përmirësuar bilancet financiare.
Edhe pse prokurori i çështjes, pas rishqyrtimit të dokumenteve kërkoi rihapjen e hetimit dhe dënimin e Juventusit me heqjen e 9 pikëve, Apeli ka shkuar edhe më tej, duke dënuar bardhezinjtë me -15 pikë në renditjen e sezonit aktual.
Juventus ka mundësinë të apelojë kundër këtij vendimi në Kolegjin e Garancisë së Sporteve në CONI.
Si do të ndyrshojë renditja pas këtij vendimi: