E bujshme/ Neymar i është ofruar Barcelonës, për 50 milionë euro

E ardhmja e Neymar është një dilemë e madhe. Braziliani mund të largohet nga Parsi gjatë kësaj vere, teksa nuk është më në planet e presidentit Al-Khelaifi.

Sipas programit El Chiringuito, braziliani mund të rikthehet te Barcelona. Programi spanjoll raporton se agjenti Pino Zahavi ia ka ofruar Neymarin ekipit blaugrana për vetëm 50 milionë euro.

Barcelona ndërkohë ende nuk ka marrë një vendim për këtë propozim, por kostot e operacionit janë shumë të larta dhe vështirë të përballueshme, duke marrë në konsideratë ngërçin ekonomik. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?