E bujshme nga Anglia, Juventus bën gati rikthimin e Pogba-s që këtë muaj

Paul Pogba është ëndrra e Juventusit praktikisht që kur u largua nga Torino në verën e vitit 2016. Rikthimi i tij te Manchester United i ka shkaktuar më shumë probleme dhe zhgënjime, aq sa lamtumira nga Djajtë e Kuq duket e sigurt. Futbollisti francez mund të braktisë “Old Trafford” që në muajin janar, teksa në Angli shkruajnë se Juventus po ushtron presion për ta marrë këtë muaj.

Adrien Rabiot mund të përfshihet në negociata, pasi mesfushori i PSG deri më tani ka luajtur shumë pak. United mund të jetë e interesuar për këtë lëvizje pasi është në kërkim të një mesfushori me kualitet.

Marrëveshja mund të mbyllet duke i shtuar edhe 75 milionë euro, por është shumë larg nga kërkesa e britanikëve që kërkojnë 170 milionë euro, një shifër që nuk është gati ta paguajë asnjë skuadër. Gjithsesi nuk përjashtohet mundësia e një fundi të lumtur në këtë tratativë, pasi United dëshiron ta heqë qafe sa më parë Pogba-n. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP