E bujshme nga Spanja, Real Madridi kërkon Buffon
Nga Spanja vijnë lajme të reja për të ardhmen e Gigi Buffon. Sipas “DonDiario”, portieri që i dha lamtumirën Juventusit pak ditë më parë, është në tratativa për t’u transferuar te Real Madridi, si portier i dytë pas Thibaut Courtois.
43-vjeçari do të ketë përballë një vendim të rëndësishëm, e cila mund të jetë edhe pozitive, duke parë deklaratën e fundit se do të vijonte futbollin vetëm nëse vjen një propozim i rëndësishëm. Fakti që nuk e ka fituar asnjëherë Championsin mund ta shtyjë që të ndërmarrë rrugën për në Madrid, një ekip ekspert në këtë kompeticion. Gjithsesi mbetet të shihet nëse propozimi është i vërtet, teksa deri më tani, e vetmja ofertë serioze ka qenë nga Monza. /Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

