E BUJSHME/ Shorti i pamëshirshëm, Shqipëria bie në grup me Anglinë dhe Serbinë
Në Zurich po hidhet shorti për kualifikueset e Botërorit 2026-të. Në total janë 54 skuadra, ku do të shortohen në 12 grupe të ndryshme. Shqipëria ka rënë në grup me Anglinë dhe Serbinë, ndërkohë që do të jetë edhe Letonia dhe Andorra.
Në këtë mënyrë do të kemi përballje të zjarrta me serbët, duke na rikujtuar ngjarjet e disa viteve më parë.
Rrugëtimi në grup për Shqipërinë do të nisë në mars dhe do të mbyllet në nëntor, kjo pasi kuqezinjtë janë në një grup me pesë skuadra. Në Botëror kualifikohen automatikisht vetëm vendi i parë, ndërsa vendi i dytë në grup shkon në “play-off”.