E BUJSHME/ Skuadra e Championship eliminon Liverpoolin nga FA Cup

Liverpool u eliminua nga FA Cup në raundin e katërt nga Plymouth Argyle duke shkaktuar befasinë më të madhe deri më tani.

Arne Slot bëri shumë ndryshime në formacion, veçanërisht në mesfushë dhe në mbrojtje. Darko Gyabi fitoi një penallti në pjesën e dytë kur një goditje shkoi në duart e Harvey Elliott.

Nga pika e bardhe Ryan Hardie realizoi golin e vetëm në këtë ndeshje. Liverpooli me Chiesa-n, Diogo Jota dhe Luiz Diaz nuk arritën që të konkretizonin rastet për shënim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo është humbja e dytë për Liverpoolin këtë sezon, e para erdhi në sfidën e fundit në Champions kundër PSV. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?