Lajmi i rrmë/ Tronditet bota e futbollit, ndërron jetë agjenti i njohur Mino Raiola

* Agjenti më i njohur i futbollit botëror, Mino Raiola ka ndërruar jetë. Prej disa muajsh, Raiola ishte i shtruar në spital, ku iu nënshtrua dhe një ndërhyrje kirurgjikale në Milano.

I lindur në Nocera Inferiore më 4 nëntor 1967, ai njihet si agjent i disa prej lojtarëve më të njohur në botë. Raiola u bë i famshëm për botën e futbollit në momentin kur nisi të bëj agjent lojtarësh, fillimisht në Holandë e më pas në Itali, ku arriti të sjell në Serie A disa lojtarë si Michel Kreek, Marciano Vink e mbi të gjitha Pavel Nedved.

Ka qenë protagonist i shumë operacioneve me milionë euro duke filluar me kalimin e Ibrahimovic nga Interi te Barcelona në 2009 tek ai i Mario Balotellit te Manchester City, i Paul Pogba fillimisht te Juventusi dhe më pas te Manchester United për të arritur te kalimi i Haaland nga Salzburgu. Transferimi i de Lige nga Ajax te Juventusi.

Swiss Digital Desktop Reklama

* Rezultoi lajmi i rremë …

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?