FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

E kërkon gjysma e Europës, por Haaland mund të qëndrojë te Dortmundi

Mino Raiola që po bën të pamundurën të sigurojë oferta të çmendura për kartonin e Erling Haaland dhe nga ana tjetër është klubi që nuk lëkundet për momentin në pozicionin e saj për ta mbajtur bomberin norvegjez. Drejtori Sportiv, Sebastian Kehl i cili foli për të ardhmen e 20-vjeçarit për të cilin klubet më të mëdha të Europës po bëjnë një betejë të madhe ndërsa ai sqaroi se lojtari të paktën edhe sezonin tjetër nuk do të largohet.

“Unë e shikoj çdo ditë Haaland, kam biseduar dhe kam kuptuar që ai do të luajë me Dortmundin edhe sezonin tjetër. Ai e ka pranuar dhe mendoj se identifikohet plotësisht me klubin”, u shpreh optimist Kehl.

Nga ana tjetër i famshmi Mino Raiola po ja bën më të vështirë situatën klubit pasi deklaron pothuajse çdo ditë se janë disa klube të mëdha që mund t’ia lejojnë vetes një lojtar si Haaland dhe ofertat janë të paktën 150 mln Euro.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pavarësisht optimizmit të drejtuesve, do të jetë shumë e vështirë për një klub në vështirësi si Dortmundi që të refuzojë shifra të tilla në kohë pandemie dhe nëse dështon të kualifikohet në Champions për sezonin tjetër,  atëherë do të bëhej pothuajse e pamundur që Haaland të qëndronte ende te verdhezinjtë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?