E KRYER/ Arrihet akordi final, lojtari serb zbarkon sot te Juventusi
Filip Kostic është futbollisti më i ri i Juventusit. Akordi final mes “Zonjës” dhe Frankfurtit është arritur ditën e sotme, ndërkohë që futbollisti gjatë ditës pasdites pritet të zbarkojë në Torino.
Marrëveshja është arritur për shifrën e 17-18 milionë eurove, duke përfshirë dhe bonuset. Futbollisti serb në këtë mënyrë nuk do të udhëtoj drejt Helsinkit për të luajtur finalen e Superkupës kundër Realit.
Kostic pritet të jetë një përforcim i rëndësishëm për krahun e majtë të bardhezinjve, pasi Allegri ka vuajtur shumë si në mbrojtje ashtu dhe në aksionet sulmuese. /R.Lika-Koha Jonë/