E KRYER/ Mbrojtësi i City-it transferohet falas te Barcelona në verë
Eric Garcia do të kthehet në Barcelonë gjatë kësaj vere, si transferim i lirë. Mbrojtësi i përfundon kontrata me “qytetarët” ndaj dhe mund të zgjedhë vetë skuadrën ku dëshiron që të vijojë karrierën e tij.
Garcia në këtë mënyrë mund të jetë një zgjedhje perfekte në këtë moment delikat për financat e Barcelonës. Ai mund të jetë një opsion mjaft i mirë për të zëvendësuar Gerard Pique, i cili është në fundin e kontratës.
Ashtu si Pique, që u largua për në Manchester dhe më pas u rikthye, edhe Garcia dëshiron të ndjekë të njëjtën rrugëtim. Barça ka nevojë në mbrojtjen e saj, por ai ka luajtur vetëm 16 ndeshje të Premier League në karrierën e tij.
KOHA JONË SONDAZH

