E KRYER/ Milani transferon mesfushorin e Torinos

Soualiho Meite është praktikisht futbollisti më i ri i Milanit. Kuqezinjtë kanë arritur akordin me Torinon për mesfushorin francez, i cili në orët në vijim do të kryejë vizitat mjekësore dhe më pas do i bashkohet ekipit të parë.

Një përforcim i rëndësishëm për Piolin, i cili po përballet me emergjencë në mesfushë, teksa ai mund të jetë gati që në ndeshjen e radhës kundër Cagliarit, që do të luhet të hënën në mbrëmje.

Transferimi do të bëhet në formë huazimi me të drejtën e blerjes për 10 milionë euro. Meite me klubin granata është aktivizuar në 94 ndeshje, duke shënuar 3 gola në dy vite e gjysmë në Torino. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP