E kryer, United shkarkon trajnerin holandez

Erik Ten Hag nuk do të jetë më trajneri i Manchester United . Lajmin e ka dhënë vetë faqja e klubit që me anë të një komunikimi zyrtar bëri të ditur vendimin e marrë. Pas humbjes 2-1 nga West Ham, drejtuesit e klubit nuk kanë pritur më gjatë dhe kanë mbyllur menjëherë me trajnerin Ten Hag.

Shkak janë bërë rezultatet e dobëta të teknikut holandez këtë sezon ku aktualisht Unitedi është në vendin e 14-të në Premier League me vetëm 11 pikë pas 9 javësh. Edhe në Europa League, rezultatet nuk kanë qënë pozitive, teksa pas tri ndeshjeve të para kanë fituar vetëm tri pikë.

Në vend të Ten Hag, skuadrën do e drejtojë Ruud van Nistelrooy deri në emërimin e një trajneri të përhershëm. Erik Ten Haag u emërua te United në prill të vitit 2022 dhe fitoi me djajtë e kuq dy trofe, Kupën Carabao në 2023 dhe FA Cup në 2024.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?