E pabesueshme/ Reali mundet nga Shakhtar, shumë pranë eliminimit nga Championsi (VIDEO)

Real Madrid konfirmon momentin e vështirë që po kalon nën drejtimin e Zidane. Los Blancos kanë pësuar një humbje shokuese 0-2 në Ukrainë, kundër Shakhtar Donesk, duke komplikuar së tepërmi kualifikimin për në turin tjetër.

Pjesa e parë nuk do të sillte asnjë gol, teksa rastet nuk do të mungonin. Reali e nisi shumë keq fraksionin e dytë. Në minutën e 57-të, pas një mosmarrëveshje mes Mendy dhe Varane, Dentinho përfiton duke arritur që të shënojë golin e avantazhit.

Reali u hodh në sulm në kërkim të golit të barazimit, por Benzema dhe shokët e tij nuk arritën që të krijonin shumë në repartin e avancuar. 8 minuta nga fundi, Manor Solomon me një veprim shumë të bukur mposht për herë të dytë portierin Courtois. Shakhtar merr vendin e dytë me këtë fitore me 7 pikë, po aq sa madrilenët, që rrezikojnë eliminimin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Salzburg ndërkohë fitoi 3-1 në transfertë ndaj Lokomotivës së Moskës. Mërgim Berisha shënoi dy gola, ndërkohë që do të realizonte edhe Karim Adeyemi. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?