E papritur, njeriu i golave spektakolar pranë largimit nga Roma
U mendua se do të përfaqësonte denjësisht fanellën dhe shiritin e kapitenit tek Roma.
Alessandro Florenzi papritur ka përfunduar në zgjedhjen e fundit të trajnerit Paulo Fonseca, pasi prej 6 ndeshjesh radhazi mes kampionatit dhe Europa Leagues, është nisur nga pankina. Pikërisht për këtë arsye, futbollisti polivalent i verdhekuqve po mendon largimin dhe këtë ua ka shprehur hapur edhe drejtuesve të klubit në janar.
Kartoni i Florenzit vlerësohet rreth 15 milionë euro, por nëse ai do të vijojë të mbetet jashtë planeve të Fonsecës, atëherë verdhekuqtë e Romës mund të pranojnë ta shesin edhe për një shifër më të ulët. Gati për të përfituar nga ky moment, është Interi, që sheh te Florenzi një alternativë ideale për skemën e Contes, pasi futbollisti mund të luajë në të dy krahët, majtas dhe djathtas. Lojtari i kombëtares italiane shquhet për gola spektakolar, sa me rrofeshatë dhe nga distanca të largëta.