“E urrej Paulon”, vjehrra e Dybala-s vjen me një rrëfim të pazakontë

Paulo Dybala po përjeton një moment të madh. Të dielën ndaj Inter shënoi golin e tij të parë të bukur në Serie A dhe jashtë fushës marrëdhënia e tij me Oriana Sabatini funksionon më së miri. Gjithsesi sulmuesi argjentinas duhet të bëjë llogaritë me mamanë e këngëtares bukuroshe: “E urrej” ka thënë gjatë një interviste radiofonike në një program argjentinas Catherine Fulop, ende e tronditur për largimin e së bijës në Torino.

 

“Ajo që nuk i fal Paulos është se e mori Orianan në Europë. I them që e urrej dhe ai më përgjigjet se po kujdeset për të. Sapo kanë bërë një vit që janë atje bashkë dhe fillimisht, sinqerisht, doja të vrisja veten. Papritur nuk e pashë vajzën time për katër muaj me radhë dhe ishte shumë. Ishte një periudhë e vështirë.

Më ka pëlqyer të shihja Orianan të puthte një grua tjetër. Nuk më befasoi aspak. Më pëlqen që të jetë e lirë dhe të ndjejë se mund të bëjë gjithçka. E gjithë ajo që thashë ishte “sa të bukura janë, uau…”.

SHKARKO APP