FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

E vërteta e trishtë e Luiza Gegës: Kush e ka fajin që flamuri kuqezi nuk u ngrit në botërorin e Londrës?!

Është hapur një debat i fortë për “fajtorin e vërtetë” në rrethet sportiste dhe opinion për mënyrën “e papritur” që kampionia jonë në atletikë Luiza Gega braktisi në momentet e fundit pjesëmarrjen në kampionatin botëror të Londrës. Krerët e atletikës shqiptare e akuzuan atë se edhe me barelë sikur të duhej të shkonte, duhej ta bënte pasi ishte e vetmja që përfaqësonte flamurin shqiptarë në këtë event të rëndësishëm botëror.

Pas gjithë këtyre më në fund atletja e kombëtares shqiptare, Luiza Gega, ka thyer heshtjen për arsyet e vërteta të tërheqjes së saj nga kampionatin botëror të Londrës, ku do të garonte mbrëmjen e së mërkurës në garën e 3000 m/p.

Por çfarë fshihet pas gjithë këtij debate dhe replikave të ashpra?

Swiss Digital Desktop Reklama

Zyrtarisht Gega deklaroi fillimisht se u tërhoq në momentet e fundit nga Botërori pas dhimbjeve të vazhdueshme që kishte ndjerë në këmbën e djathtë. Por drejtuesit e federatës thanë se pavarësisht dëmtimit ajo duhej të paraqitej në event pasi i ishin paguar të gjitha dhe prej saj nuk pritej që të dilte kampione por vetëm të mos linte bosh korsinë e Shqipërisë në garë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duke folur për mediat, Gega ka shprehur keqardhjen për tërheqjen, për shkak të dëmtimit në tendinën e akilit, por ka ngritur edhe një sërë problemesh të rënda për federatën dhe kushtet ku stërviten sportistët elitë shqiptarë.

Si e vetmja përfaqësuese kuqezi në Londër, kohët e fundit Gega është stërvitur në Dardhë, por ky terren, sipas saj, e ka penalizuar.

“Sportisti e përjeton më shumë se kushdo tjetër. Për të garuar me elitën duhet të stërvitem në kushte të mira, por jam stërvitur në kushte të vështira sepse jashtë nuk e përballoj dot financiarisht”, tregon ajo në një intervistë për Tv Klan.

Më herët për këtë incident kishte folur edhe trajneri i saj, Taulant Stërmasi.

“Jemi munduar që të evitojmë dëmtimet pasi ishte e vetmja gjë që mund të ndalte Luizën në progresin e saj në garën e saj të 3000 m/p. Po kalonte një formë shumë të mirë sportive, por ndonjëherë nuk është fati me të. Sigurisht, dëmtimi vjen për disa shkaqe të parashikuara e të paparashikuara. Infrastruktura e munguar ka qenë një nga shkaqet kryesore që la jashtë këtij Botërori Luizën. Në këto raste, unë e Luiza jemi të vegjël para këtyre problemeve që sado të mundohemi, nuk ngelin zgjidhjet në dorën tonë”, vë gishtin në plagën e vjetër të sportit shqiptar që është infrastruktura dhe kushtet e munguara.

Për të njëjtat arësye, më herët ishte kampioni i Europës në kërcimin së gjati Izmir Smajlaj, i cili u tërhoq nga kampionati botëror i Londrës. Në këtë mënyrë, pas Smajlajt, edhe Gega nuk mori pjesë në Botërorin e Atletikës duke bërë që Shqipëria të mos përfaqësohej me asnjë sportist në këtë kompeticion.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?